Skip to main content

Faqja e re e internetit e Inter Cars Albania!


Inter Cars Albania është pjesë e Inter Cars Group. Inter Cars Albania zhvillon aktivitete tregtare dhe logjistike në Shqipëri, duke furnizuar Serviset e Automjeteve.

Inter Cars është importuese dhe distributore e pjesëve të këmbimit për vetura të pasagjerëve dhe automjeteve komerciale. Kompania u themelua në Poloni në vitin 1990 dhe që atëherë është zhvilluar në mënyrë dinamike, duke zgjeruar vazhdimisht ofertën e saj dhe duke hyrë në tregje të reja të huaja. Fillimisht, aktiviteti i Inter Cars bazohej në një pikë të vetme të shitjes së pjesëve të makinave në Varshavë.

Me kalimin e kohës u ndërtuan objekte dhe magazina të reja. Aktualisht, ne jemi lider në shpërndarjen e produkteve aftermarket në tregun e Evropës Qendrore dhe Lindore, ne furnizojmë pjesë kembimi për makina pasagjerësh, kamionë dhe furgonë, si dhe për varka dhe motoçikleta dhe automjete bujqësore.
Harta e Evropës